Partner WECA

DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI (WECA)

DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI u krijua ligjërisht më 26 Qershor 2020. Ajo përfaqëson interesin e përbashkët të një grupi grash sipërmarrëse dhe profesioniste për të ndikuar në shoqërinë për fuqizimin e Sipërmarrjes së Grave në Shqipëri. Pas dekadash të përvojës në fusha të ndryshme të biznesit, ato bashkohen për të ndarë njohurinë, energjinë, interesin dhe dëshirën për kontribut ndaj komunitetit të bizneseve të drejtuar nga gratë.

Misioni i WECA është të fuqizojë gratë në sipërmarrje si promovuese të ekonomisë, duke kontribuar në të gjitha proceset e marrëveshjeve për çështjet ekonomike. 

Qëllimi është të mbrojë interesat ekonomike të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të punësuarit në të gjitha sektorët e ekonomisë përmes lobimit dhe advokimit.

WECA thekson nevojën për zhvillimin e kapaciteteve te sipërmarrja e grave duke ofruar shërbime nëpërmjet ofrimit të informacionit, trajnimeve, aktiviteteve promovuese, lehtësimit në krijimin e bizneseve të reja, mbështetjes përmes programeve mentoruese dhe trajnuese dhe përfaqësimin e tyre në aktivitete, ngjarje dhe forume lokale dhe ndërkombëtare. Po ashtu ajo mbështet edhe promovimin e bizneseve të tyre në rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme. Përvoja dhe ekspertiza e saj janë përmirësuar duke bashkëpunuar me organizata lokale dhe ndërkombëtare të ndryshme dhe duke punuar me programet e BE-së që fokusohen në zhvillimin e biznesit dhe sipëmarrjes së grave.

WECA ka rreth 120 anëtare nga e gjithë Shqipëria.

Drejtimet e punës ë saj përfshijnë:

Z

Rritje e numrit të grave në biznes dhe promovimi I rolit të tyre në shoqëri

Z

Ngritje e kapaciteteve të grave sipërmarrëse përmes trajnimit dhe mentorimit

Z

Mbështetje me veprimtari rrjetëzimi për të inkurajuar mundësi bashkëpunimi më të ngushta midis grave sipërmarrëse

Z

Mbështetje për gratë e reja sipërmarrëse në rrugën drejt suksesit

Z

Përfaqësimin e grave sipërmarrëse përmes lobimit dhe advokimit