Rreth projektit

Projekti G-FEB synon të përmirësojë sistemin e Arsimimit dhe Trajnimit Profesional (VET) në rajonin e Ballkanit duke krijuar zgjidhje inovative, specifike për tregun.

Këto zgjidhje do të ofrojnë mundësi për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe do të promovojnë zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe të qëndrueshmërisë në mes të sipërmarrëseve gra. Projekti adreson disa sfida në rajonin e Ballkanit dhe Turqisë përfshirë arsimin dhe trajnimin profesional të cilësisë së ulët, papunësinë, veçanërisht në mes të grave dhe grupeve të tjera vulnerabël, mospërputhjen midis aftësive dhe tregut të punës, dhe mungesën e iniciativës së gjelbër në rajon.

Objektivat e projektit përfshijnë zhvillimin e kurrikulave të AFP-së për sipërmarrjen e gjelbër, tejkalimin e hendekut ndërmjet sektorit të AFP-së dhe tregut të punës, ndërtimin e kapaciteteve të mësuesve dhe trajnerëve të AFP-së, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara publike dhe private, duke zhvilluar aftësitë e gjelbra dhe dixhitale të mësuesve të AFP-së, trajnerëve dhe grave sipërmarrëse, dhe trajnimin e grave në sipërmarrjen e gjelbër.

Konsorciumi përbëhet nga tetë organizata nga Greqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe Austria. Këta partnerë do të përdorin ekspertizën e tyre në arsimin dhe trajnimin profesional, duke mbështetur gratë sipërmarrëse dhe duke lehtësuar aksesin në tregun e punës për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë dhe për të maksimizuar ndikimin në grupet e synuara.
Projekti G-FEB është dizenjuar për të theksuar rëndësinë e edukimit profesional në sektorin e sipërmarrjes së gjelbër dhe përgjegjësinë e komunitetit për të kaluar drejt praktikave më të gjelbërta, më të qëndrueshme, të kombinuara me specializimet e mençura dhe digjitalizimin.

Më poshte jepet një përmbledhje e ndikimit të tij në grupe të ndryshme të synuara:

Organizatat Pjesëmarrëse:
1.Ato do të përmirësojnë ekspertizën e tyre në praktikat më të gjelbërta, duke u përputhur me metodat e Gjurmëve Mjedisore, të cilat do të jenë një ndihmues në mbështetjen e sipërmarrjeve të gjelbra.
2.Ato do të vlerësojnë programet e tyre të trajnimit dhe mobilitetin me ndihmën e pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara, duke dhënë komentet për përmirësim dhe njohje për programet/aktivitetet e tyre.
3.Rrjetet e tyre do të zgjerohen, pasi 8 organizatat në këtë partneritet bashkëpunojnë me palët e interesuara, duke nxitur bashkëpunimin e ardhshëm.
4.Ato do të fitojnë përvojë në menaxhimin e projekteve të BE-së, duke mësuar rreth sjelljes së punës në BE, dhe duke përmirësuar kapacitetin organizatës sé tyre.

Trajnuesit dhe Nxënësit:

1.Ato do të kenë mundësi për të mësuarit transnacional përmes trajnimeve dhe vizitave studimore, duke u kthyer me njohuri të zgjeruara dhe perspektiva të reja.
2.Ato do të përmirësojnë aftësitë e tyre duke ndarë ndërhyrjet e tyre të mëparshme dhe duke fituar aftësi nga programet e trajnimit.
3.Rrjeti i tyre profesional do të zgjerohet duke vendosur marrëdhënie me palët e interesuara, nga vendet e tjera pjesëmarrëse.
4.Ata do të rrisin rolin e tyre si ambasadorë të praktikave të gjelbërta, duke vepruar si një urë lidhëse midis kësaj qasjeje të re dhe SME-ve.

SME-të
1.Ata do të marrin materiale dhe staf të ri të trajnuar në këto praktika për të adaptuar një perspektivë më të gjelbër.
2.Ata do të marrin drejtpërdrejt rezultatet e projektit për zbatim, duke shtyrë më tej hulumtime për të adaptuar praktikat më të gjelbra në sektorin e biznesit.
3.Ata do të familjarizohen me programet Erasmus dhe organizatat që kanë përvojë në to, duke mundësuar bashkëpunime të ardhshme.

Institucionet VET
1. Ata do sjellin përmirësime në zonat e zbuluara si zona në nevojë nëpërmjet materialeve trajnuese që ofron G-FEB.
2.Do të angazhohen persona nga grupet vulnerabël, në vecanti gratë.