Partnerët
Partneriteti formon një ekip solid, që plotëson njëri-tjetrin në aspektet e aftësive, përvojës, ekspertizës, njohurive dhe sfondit operacional. Edhe pse çdo rezultat i projektit është vendosur për një partner të caktuar, të gjithë partnerët do të kontribuojnë në të gjitha aktivitetet.
Kjo për shkak se secili mund të ofrojë një kontribut unik, bazuar në përvojën dhe punën e ekspertëve të tyre në fushën e mbështetjes ndërkulturore dhe inovative për gratë sipërmarrëse. Ky kontribut unik është veçanërisht i vlefshëm në kontekstin e temave dhe ushtrimeve të caktuara.
Projekti G-FEB ka themeluar një partneritet transnacional mes 8 organizatave – organizatat jo-qeveritare dhe entitetet private, nga 7 vende të ndryshme, siç është përshkruar më poshtë:
SYNDESMOS EPICHERIMATION GYNAIKON ELLADAS (SEGE)
Shoqata e Grave Sipërmarrëse – S.E.G.E. – është një organizatë me shtrirje kombëtare jo-qeveritare dhe jo-fitiprurëse e themeluar në vitin 1997 dhe iu drejtohet grave që janë aktive në biznes në Greqi. Fuqia e zhvillimit sipërmarrës dhe ndërpersonal e çdo gruaje është thelbi I filozofisë se Shoqatës së Grave Sipërmarrëse – S.E.G.E
Misioni i S.E.G.E. është zhvillimi i grave dhe mbështetja e qëndrueshmërisë së biznesit të tyre përmes zbatimit të veprimeve si Këshillimi, Edukimi, Mentorimi, etj. Në të njëjtën kohë, S.E.G.E. është aktive me veprime të dizajnuara për të fuqizuar çdo grua në mënyrë që ta ndihmojë të gjejë drejtimin profesional dhe ndërpersonal që i takon.
SHOQATA SHQIPTARE E AMBJENTALISTEVE INDUSTRIALE (AAIE)
AAIE sjell përvojën e gjerë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare, duke marrë në konsideratë më shumë se pesëmbëdhjetë vjet eksperiencë që ka në analizë, kërkim, planifikim, zbatim dhe vlerësim të iniciativave politike socio-ekonomike. Kjo ekspertizë është veçanërisht e përqendruar në fushën e mjedisit.
Si një organizatë jofitimprurëse, projektet tona janë të fokusuara në zhvillimin mjedisor dhe njerëzor, të përkushtuar për të nxitur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit.
SHOQATA E GRAVE SIPËRMARRËSE E BOSNJE HERCEGOVINES
Shoqata e Grave Sipërmarrëse në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) ofron Mbështetje, Arsimim dhe Promovimin e Grave Sipërmarrëse.
Shoqata e Grave Sipërmarrëse në Bosnjë dhe Hercegovinë përfaqëson një forcë për ndryshim dhe përparim përmes mbështetjes, arsimit dhe promovimit të sipërmarrjes së grave.
Themeluar nga gra të suksesshme në biznes, menaxherë dhe ekspertë, anëtarët e shoqatës punojnë për të krijuar një mjedis ekonomik më të favorshëm në BiH.
Misioni i BiH është të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjes te femrat përmes rrjeteve, edukimit dhe këshillimit.
SHOQATA E GRAVE SIPËRMARRËSE- MAQEDONIA E VERIUT
Shoqata e Grave Sipërmarrëse – është një partner specifik dhe kompetent në dialogun me qeverinë, OJQ-të dhe sektorin privat, që kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik, me një theks të veçantë në sipërmarrjen e grave si një faktor rritjeje ekonomike. Shoqata luan një rol udhëheqës në organizimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis grave sipërmarrëse në mënyrë që të mbështesë dhe promovojë gratë sipërmarrëse në Maqedoni dhe në rajon.
Shoqata e Grave Sipërmarrëse – u themelua zyrtarisht në korrik të vitit 2010 si një OJQ që punon për të promovuar dhe përforcuar sipërmarrjen e grave në vend dhe në rajon. Sipërmarrja e grave si një degë e veçantë për zhvillimin ekonomik në sektorin privat, si dhe në institucionet shtetërore dhe shoqatat, nuk është identifikuar qartë.
BUSINESS WOMEN ASSOCIATION – MONTENEGRO
Shoqata e Grave Sipërmarrëse – Mal i Zi mbështet gratë në biznes, udhëheqjen femërore dhe sipërmarrjen, ndërmjetëson për përmirësimin e klimës së biznesit dhe vazhdimisht po nxit rrjetëzimin në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Shoqata e Grave Sipërmarrëse të Malit të Zi njihet si një partner i respektuar në dialogun publik-privat, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik me një fokus të veçantë në sipërmarrjen te femrat si një faktor rritjeje ekonomike.
TURKEY WOMEN ENTREPRENEURS ASSOCIATION (KAGIDER)
Shoqata e Grave Sipërmarrëse të Turqisë (KAGIDER) është një organizatë jofitimprurëse që synon të fuqizojë gratë përmes sipërmarrjes. Shoqata e Grave Sipërmarrëse e Turqisë është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në shtator 2007 nga 37 gra sipërmarrëse që angazhohet në veprimtari në Turqi. KAGIDER ka qenë pjesëmarrëse në shumë projekte dhe ka pasur iniciativa që nga themelimi i saj në bashkëpunim me komponentë të sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile. Qëllimet e organizatës përfshijnë përgatitjen e grave të reja për jetën e punës, ofrimin e arsimit dhe mbështetjen e mentorimit për gratë që dëshirojnë të bëhen sipërmarrëse, rritjen e vizibilitetit dhe rritjen e numrit të grave sipërmarrëse model për shoqërinë.
DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI (WECA)
DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI u krijua ligjërisht më 26 Qershor 2020. Ajo përfaqëson interesin e përbashkët të një grupi grash sipërmarrëse dhe profesioniste për të ndikuar në shoqërinë për fuqizimin e Sipërmarrjes së Grave në Shqipëri. Pas dekadash të përvojës në fusha të ndryshme të biznesit, ato bashkohen për të ndarë njohurinë, energjinë, interesin dhe dëshirën për kontribut ndaj komunitetit të bizneseve të drejtuar nga gratë.
Misioni i WECA është të fuqizojë gratë në sipërmarrje si promovuese të ekonomisë, duke kontribuar në të gjitha proceset e marrëveshjeve për çështjet ekonomike.
BEST INSTITUT FÜR BERUFSBEZOGONE WEITERBILDUNG UND PERSONALTRAINING
BEST Institut für berufsbezogene Weiterbildung und Personaltraining GmbH u themelua në vitin 1990 si një organizatë austriake e pavarur për ofrimin e trajnimeve të vazhdueshme, kualifikimeve profesionale dhe këshillimeve për karrierë. Aktivitetet kryesore përfshijnë zhvillimin e programeve inovative të trajnimit për individë të rinj dhe të rritur, shumica prej tyre gra të margjinalizuara dhe individë me sfond migrimi, në trajnime të vazhdueshme dhe profesionale, këshillimin dhe trajnimin dhe aktivizimin për kërkuesit e punës dhe punonjësit.