Partner AAIE

SHOQATA SHQIPTARE E AMBJENTALISTEVE INDUSTRIALE (AAIE)

AAIE sjell përvojën e gjerë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare, duke marrë në konsideratë më shumë se pesëmbëdhjetë vjet eksperiencë që ka në analizë, kërkim, planifikim, zbatim dhe vlerësim të iniciativave politike socio-ekonomike. Kjo ekspertizë është veçanërisht e përqendruar në fushën e mjedisit.

Si një organizatë jofitimprurëse, projektet tona janë të fokusuara në zhvillimin mjedisor dhe njerëzor, të përkushtuar për të nxitur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit. Përvoja jonë është në mbrojtjen e mjedisit dhe ndjekja e një bashkëjetese harmonike me natyrën. Për të arritur këtë, ne ofrojmë asistencë teknike, informacion dhe shërbime për ngritjen e kapaciteteve në qëndrueshmërinë mjedisore. Aktivitetet tona përfshijnë:

Z

Kryerjen e hulumtimeve shkencore dhe studimeve në fushën e mjedisit

Z

Avancimin e Informacionit Mjedisor dhe Zhvillimit Teknologjik

Z

Zhvillimin dhe zbatimin e politikave mjedisore në përputhje me udhëzimet e BE-së

Z

Ofrimin e ekspertizës në fusha specifike si cilësia e ajrit/ ndotjai e ajrit, legjislacioni mjedisor, energjia, pylltaria, menaxhimi i tokës dhe ujit, menaxhimi i mbeturinave dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore

Z

Kryerjen e fushatave të ndërgjegjësimit dhe edukimit komunitar

Z

Ndikimin e shoqërisë shqiptare drejt mbrojtjes së natyrës, përdorimit efikas të burimeve natyrore dhe maksimizimit të përdorimit të energjisë rinovueshme

Z

Zhvillimin e programeve për qëndrueshmëri mjedisore dhe menaxhim të suksesshëm mjedisor duke përdorur teknikat më të reja të Informacionit dhe Teknologjisë bashkëkohore